Qendra e Kompetencës ''11 Marsi''- Prizren është shkollë profesionale, e cila numëron gjithsej 16 profile, të ndara në 4 lëmi të punës. Kjo shkollë është e pajisur me kabinete për profilet përkatëse.
Ne ofrojmë programet profesionale të dizajnuara për të përgatisur nxënësit për tregun e punës modern. Me mësimdhënës të cilësimë dhe kabinete të mirë-pajisur, ne sigurojmë një përvojë të plotë arsimore.
Informacione rreth regjistrimeve të nxënësve për vitin akademik në dispozicion të familjeve.
Rezultatet akademike dhe eksaminime të nxënësve për çdo tremujor janë publikuar rregullisht.
Ditë e hapur ku prindërit dhe studentë potencial mund të vizitojnë shkollën dhe të zbulojnë profilet e ndryshme.
Në kuadër të Eko Klubit të Shkollave të Mesme të komunës së Prizrenit:
Në bashkëpunim me komunën e Prizrenit, u organizua prezantimi me temën "Promovimi i vlerave natyrore të Prizrenit përmes të rinjve". Me një prezantim të realizuar bukur nga nxënësit e drejtimit dizajn grafik, shkolla jonë arriti që ta fitoj vendin e 3-të. Ne urojmë që nxënësit të avancohen edhe më shumë drejtë sukseseve të reja!
Qendra e Kompetencës ''11 Marsi'' - Udhëheqëse në dije dhe zhvillim profesional!
Edhe një sukses i arritur nga nxënësit e shkollës sonë! Nxënësit: Enes Gjurgjiali, Endrit Hoti, Ergys Onuzi dhe Akil Çejku nga profilet e Elektroteknikës, janë pjesë e projektit ndërkombëtar MoVet, në një vizitë studimore në Trieste të Italisë, ku do të qëndrojnë atje për 15 ditë.
Data: 21.12.2022
Vizitë nga IAAP ''Fehmi Lladrovci''-Drenas, Klasa: XI-17, Profili: Ngrohje dhe klimatizim
Qëllimi i vizitës: Realizimi i praktikës në shkolla profesionale
Moduli: Punimi me gypa të çelikut
Mësimdhenësi: Msc. Halil Hoti
Data: 20, 21, dhe 22.03.2023
U mbajt ligjeratë me të gjitha klasat e 12-ta të shkollës sonë, me temën: Siguria dhe Shëndeti në Punë - Mbrojtja e të Rinjëve.
Organizuesi: Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur (AAVPA) në bashkëpunim me organizatën KOSHA
Ligjëruesit: Prof. dr Agim Shaqiri dhe Gëzim Xërxa
Prizren, Kosovë